Durrësi


Durrësi

Emblema e Durrësit
Emblema
Durrësi
Pamja nga bregu mbi pallatet të reja dhe Vilën Mbretërore e Durrësit mbi kodër
Durrësi (Shqipëria)
Durrësi
Durrësi (Shqipëria)
Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Durrësit
Rrethi Rrethi i Durrësit
Targat e automjeteve DR
Sipërfaqja 22.1 km²
Popullsia
Dendësia e popullsisë
205,849 banorë
93.1 ban/km²
Kodi postar 2001-2010 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 52
Aeroporti Nënë Tereza km nga Durrësi
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Vangjush Dako
Partia udhëheqëse PS
Të tjera
Vendasit Durrsakë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Durrësi
Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëkohësisht është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit. Është një nga qytetet më të lashtë dhe më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Durrësi është i vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, rreth 33 km (21 mi), në perëndim të kryeqytetit Tiranë. Ai ndodhet në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik, përballë porteve italiane të Barit (300 km/186 mi larg) dhe Brindisit (200 km/124 mi larg). Qyteti i Durrësit është i populluar nga rreth 202.000 banorë(me të dhënat e vitit 2009). Në qytetin e Durrësit ndodhet universiteti më i ri publik në Shqipëri i quajtur Aleksandër Moisiu. Durrësi mbahet mend edhe si kryeqyteti i shtetit shqiptar nga 7 marsi 1914 deri më 11 shkurt 1920. Durrësi u bë kryeqytet i Mbretërisë së Shqipërisë nga Princ Vidi kur ai zbarkoi më 7 mars 1914 e deri në vendimin e Kongresit të Lushnjës të datës 11 shkurt 1920 për shpalljen e Tiranës si kryqytetin e ri të shtetit shqiptar.

No comments:

Post a Comment